Prokuroria e Tiranës ka nisur investigimin në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave për pagesat mujore.
Një grup qytetarësh i janë drejtuar me ankesë Prokurorisë së Tiranës. Lajmi për publikimin e databazës me të dhënat e pagave mujore u publikua mbrëmë në media.
Databaza përmban të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe rrogën.
Nuk dihet se cili është burimi i daljes së kësaj liste.a.b












