Dy persona janë zhdukur në Tiranë në 24 orët e fundit.
Shtetasi E. Z., 48 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëshortja e tij, shtetasja A. Z., 43 vjeçe, së bashku me 3 fëmijët e mitur.
Më datë 20.12.2021, shtetasi P. M., 20 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëjetuesja e tij, shtetasja V. M., 18 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. a.b












