SPAK ka firmosur sekuestro për dy prona të Admir Thanzës, ndërsa ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, po hetohet nga SPAK për “deklarim të rreme e fshehje të pasurisë”.

Në sekuestro është vendosur një garazh dhe një apartament 70 m2 në Tiranë, të dyshuara si të pajustifikuara në burime të ligjshme.
Kujtojmë që gjatë Vetingut rezultoi se Thanza kishte fshehur një dënim me 40 ditë burg të marrë në Itali për akuzën e “vjedhjes”, i konvertuar më pas në gjobë. a.b












