• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lefter Koka, skeda e pasurisë, investime, transferime , dhurime pronash dhe parash

droni by droni
17 December, 2021
in Kronika
0
Deputetët e PD, padi penale nga Mirel Mërtiri. Këlliçi e Zhupa: Kthehu Mirel, të presim në seancë!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka deklaron pasuri familjare me vlerë 756 milionë lekë të investuara kryesisht në pasuri të patundshme dhe kapitale biznesi, transmeton reporter.al.

Pavarësisht burimeve të deklaruara, ai rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për dy vite të karrierës. Lefter Koka u zgjodh ministër i Mjedisit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai u largua nga funksioni pas një mandati të plotë në vitin 2017, si pasojë e prishjes së koalicionit PS-LSI.

Lefter Koka ka përfunduar studimet në Fakultetit e Shkencave Juridike në Strugë. Ai u përfshi në politikë në vitin 2000 si anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, pas angazhimit në sektorin privat.  Në vitet 2003-2007, Lefter Koka ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Durrësit, ndërsa prej vitit 2009 ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndryshe nga shumica e deputetëve të opozitës, Lefter Koka nuk pranoi ta djegë mandatin e deputetit në shkurt 2019, ndërsa në nëntor 2020 ai iu bashkua Partisë Socialiste.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës për pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri Lefter Koka nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Lefter Koka deklaronte pasuri me vlerë rreth 204 milionë lekë, e përbërë kryesisht nga kuotat e tij në tre kompani biznesi. Ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare e Z.Koka është rritur me mbi 3 herë, duke kapur vlerën e rreth 756 milionë lekëve.

Z.Koka deklaron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 495.9 milionë lekë, pjesë në kapital prej gati 242 milionë lekësh, likujditete bankare prej 11 milionë lekësh, automjete me vlerë 5.1 milionë lekë dhe kursime në cash prej 2.7 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 286.5 milionë lekë, nga të cilat rreth 53% kanë si burim të deklaruar shitjen e pasurive të patundshme dhe 8% të ardhurat nga qiratë. Paga e Z. Koka zë 8% të totalit, ndërsa pagat e familjarëve rreth 4%. Ndonëse zotëron vlera të konsiderueshme si kapitale në kompani biznesi, fitimet e deklaruara prej tyre janë vetëm në masën 0.40% të të ardhurave totale.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Ish-ministri Lefter Koka dhe bashkëshortja e tij rezultojnë me burime të pamjaftueshme financiare të deklaruara në vitet 2013 dhe 2014; përkatësisht në shumat 6,700,597 lekë dhe 117,161,280 lekë, pavarësisht burime të konsiderueshme të deklaruara nga huatë, kreditë dhe të ardhurat nga shitja e apartamenteve.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi një seri “flamujsh të kuq”, që lidhen me transaksionet e shumta me kompanitë në pronësi të anëtarëve të familjes si dhe me vlerat e marra hua.

Z.Koka ka deklaruar rregullisht pasurinë në vitet 2003-2007 dhe ka një shkëputje të deklarimeve nga viti 2007 deri në vitin 2009. Me rideklarimin e plotë në vitin 2009, ai deklaron si pasuri të shtuara sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe trualli në Durrës dhe Sarandë, me burim të deklaruar një hua prej 250 milionë lekësh të marrë nga kompania SucrAlba sh.p.k si dhe transferimi i kapitalit të shoqërisë Oert sh.p.k.

Në këtë periudhë kanë pikënisje kontratat e shkëmbimit dhe sipërmarrjes mes subjektit dhe shoqërisë “Ëind Co” në pronësinë 100% të bashkëshortes së tij. Nga shkëmbimet e truallit apo kontratat e sipërmarrjes me kompaninë e bashkëshortes, Z.Koka ka përfituar rreth 9 mijë metra sipërfaqe ndërtimi gjatë viteve 2011-2013, shitja apo shkëmbimi i së cilave kanë sjellë një rritje të konsiderueshme të vlerës së pasurisë.

Si burim për shtimin e pasurisë në vitin 2009, Z.Koka deklaron huanë prej 250 milionë lekësh nga kompania SucrAlba dhe të ardhurat nga biznesi, por nuk është e deklaruar qartë sa ka qenë fitimi nga shoqëritë tregtare që subjekti dhe familjarët e tij kanë në pronësi. Të vetmet të ardhura nga fitimi i shoqërive deklarohen në vitin 2015 dhe 2016 në shumat 390,000 lekë dhe 752,000 lekë.

Në vitin 2011 deklarohet blerja e pronave të patundshme [apartamente+troje] me vlerë totale 33,363,990 lekë, me të ardhurat e marra nga anulimi i kontratave të vitit 2007 me shoqërinë D. H. Construksion shpk – por këto kontrata nuk rezultojnë të jenë deklaruar në vitet e mëparshme.

Në vitin 2014 deklarohet një kontratë qeraje me shoqërinë Portobello sh.p.k, të administruar nga djali i subjektit në  shumën 20,000 euro/muaj për katër pasuri me vendndodhje në Durrës. Nga kontrata e qerasë janë përfituar 80,000 euro për vitin 2014 dhe më pas pronat janë lënë në huapërdorje të kompanisë Portobello.

Subjekti Lefter Koka i ka shitur 5% të kuotave në shoqërinë SucrAlba shpk ortakut tjetër në vitin 2011, por mbetet e paqartë se çfarë ndodh me detyrimet e pashlyera ndaj kësaj kompanie. Me gjithë shlyerjet e realizuara ndër vite, vlera e mbetur e detyrimit në fund të vitit 2016 është 130,752,067 lekë.

Gjatë gjithë periudhës deklaruese konstatohen transaksione të shumta mes kapitalit të biznesit dhe kapitalit personal të subjektit dhe bashkëshortes së tij, si huamarrje, transferime, shkëmbim, gjithashtu marrëdhënie dhurimi e shkëmbimi pronash mes anëtarëve të familjes.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

/Reporter.al/

Previous Post

Ministri Ulsi Manja kerkon shkarkimin e drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve

Next Post

Hera e parë, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj tregojnë histori intime

droni

droni

Next Post
Hera e parë, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj tregojnë histori intime

Hera e parë, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj tregojnë histori intime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.