Reperi i njohur, Rigels Rajku i njohur si Noizy është shoqëruar mbrëmë nga Policia e Kosovës, transmëton gazeta Express duke cituar zëdhënsen e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja.
Së fundmi, Noizy ka qëndruar disa ditë në Zvicër, ku edhe ka publikuar fotografi të ndryshme nën shoqërinë e aktorit, Blerim Destani dhe reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik. a.b











