Gjykata e Posaçme vendosi ta mbajë në qeli ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka përgjatë periudhës së hetimit.
Ndërkaq ish ministri Lefter Koka ka mohuar veprln penale duke thënë se ka respektuar ligjin, duke mohuar akuzat. “Kam respektuar ligjin”.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u arrestua dy ditë më parë me parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi nga SPAK për çështjen e inceneratorëve. Koka akuzohet për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.












