Gjergji Kohila, ish-shefi krimeve në policinë e Vlorës u dorëzua sot në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës.
Ai është i dënuar me 8 vite burg në mungesë si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’.
SPAK kishte kërkuar dënimi me 12 vite burg për Kohilën, por për shkak të gjykimit të shkurtuar GJKKO e dënoi atë me 8 vite në mungesë.
Kohila ishte në kërkim që nga viti 2017 me akuzën e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.
Sipas akuzave të ngritura nga SPAK, Kohila ishte i përfshirë në trafikun e mbi 3 tonë kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit Habilaj. r.k











