Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero nuk ka pranuar të komentojë situatën brenda PD duke theksuar se Komisioni nuk ndërhyn në problemet e brendshme partiake.
Në përgjigjen e saj për faxnews ajo ka kërkuar që qeveria dhe opozita të sigurojnë vazhdimin e reformave.
“Ne nuk komentojmë dhe nuk përfshihemi në çështjet e brendshme partiake. Ne do të vijojmë të kërkojmë nga qeveria dhe opozita që të sigurojnë e vazhdojnë ta kenë fokusin tek reformat ku përfshihet, strukturim i mëtejshëm në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit si dhe për shtimin e kohës së veprimit përmes ndryshimit kushtetues të organeve të vetingut. Këto janë të një rëndësie kyçe për rrugën e integrimit evropian”, ka deklaruar ajo plr faxnews. m.k











