Ish kryeministri, Sali Berisha ka publikuar sot orarin e votimeve të cilat do të mbaheshin në datën 18 dhjetor përmes të cilave pritet të shkarkohet edhe nga baza kreu i PD, Lulzim Basha.
Votimet mbahen nga ora 08:00 deri në orën 17:00 ndërsa vendi i votimit do të përcaktohet në ditët në vijim.

Dega e PD në Korçë dhe në Vlorë kanë lajmëruar deri më tani mbajtjen e votimeve për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kreut të demorkatëve.












