Ura e ndertuar 5 vite me pare eshte shembur ne Kallarat te Vlores pas bjë dite shiu intensiv dhe fryrjes së Vjosës.
Banore e bageti ishin ne rrezik nga permbytja ndërkohë që urës iu bë një rikonstruksion para 3 vitesh.
Në lidhje me këtët ka reaguar edhe deputeti i PD, Arbi Agalliu.
“Në fshatin Kallarat, Vlorë, është shëmbur plotësisht ura. Kjo ka bërë që të ngelen të izoluar njerëz dhe bagëti, të cilët rrezikojnë nga koha e keqe.
Kjo urë është ndërtuar para 5 viteve dhe para 3 viteve i është nënshtruar rikonstruksionit.
Kjo vërteton edhe njëherë sesi abuzohet me këto vepra”, komenton Agalliu. a.b











