• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shkelmon etikën, shpërblen për në SPAK prokurorin që gënjeu bashkë me Ardi Veliun, ndikoi zgjedhjet në Elbasan

droni by droni
14 December, 2021
in Kronika, Kryesore
0
EMRAT/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron dy prokurorë të rinj të SPAK
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi sot në SPAK Alfred Shehun, ish-prokurorin e Elbasanit i cili është i përfshirë drejtëpërdrejtë në veprime që kanë ndikuar rezultatin e zgjedhjeve të fundiz parlamentare në Elbasan.

Shehu mbahet mend pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit, pasi gënjeu publikisht kur tha se në vendin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, nuk u gjetën materiale zgjedhore. Gjatë konferencës për mediat, prokurori u pyet nëse ishin gjetur apo jo materiale zgjedhore në makinën e patronazhistit të Partisë Socialiste dhe ai e mohoi këtë, raporton lapsi.al.

Por prokurori në sallën e gjyqit, u detyrua të pranojë se në makinën e Kelmend Xhaferrit (Kel Çamit një nga protagonistët e ngjarjes) ishin gjetur karta identiteti, lista dhe formularë patronazhistësh dhe një sasi eurosh.

Në media u botuan edhe pjesë nga dosja hetimore që paraqiti në sallë prokurori për vrasjen e Xhuvanit, ku ishin përmendur materialet që kishin të bënin me shitblerjen e votës.

“Nga këqyrja e automjetit Mercedez tip ML pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundraligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshin për shitblerje të votës,” deklaroi Veliu në konferencën për shtyp të datës 22 prill, deklaratë që e mbështeti edhe Shehu.

Por ndryshe nga sa flet kjo deklaratë, dokumenti i referimit të veprës penale nga Policia për Prokurorinë e Elbasanit shkruan: “Në sedilen e djathtë përpara të këtij mjeti gjendet një çantë dore kafe, brenda së cilës gjenden […] një fletore me vija me shënim në kapak Met Dafllaku pagesë, brenda në 6 fletë shënime me emra dhe nr. id, format A4 me përshkrim formular patronazhi me tre fletë, 5 formate A4 me kopje kartash identiteti dhe pasaportash biometrike…”. Gjetje që u konfirmuan vetëm pas zgjedhjeve nga prokurori gjatë një seance gjyqësore.

Alfred Shehu, i cili duke mohuar gjetjen e materialeve zgjedhore apo materialeve që kishin të bënin me shitblerjen e votës në vendngjarje,  i shërbeu socialistëve në pushtet për të fshehur shkakun e krimit, që ishte shitblerja e votave.

Menjëherë pasi kreu shërbimin ndaj socialistëve, karriera e Alfred Shehut njohu vetëm ngjitje.

Nuk kaloi as një muaj nga zgjedhjet dhe prokurori kaloi me sukses vetingun. Disa muaj më pas u ngrit në detyrë dhe u emërua në krye të prokurorisë së Sarandës. Pak muaj më pas, emri i tij u propozua për në SPAK, raporton lapsi.

Në përfundim të procedurës së vlerësimit, këtë të hënë, Këshilli i Lartë të Prokurorisë vendosi renditjen e tij në vendin e dytë me 211 pikë, duke pranuar propozimin për SPAK duke tronditur me marrjen e këtij vendimi për një prokuror politik që mund të bëjë me shumë dëm duke qënë në SPAK.

Sot, Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjodhi prokurorët Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu si anëtarë të SPAK. E treta në garë u rendit ish-prokurorja e Krimeve të Rënda Sonila Muhametaj (Domi).

“Në përfundim të procedurës së vlerësimit, KLP vendosi renditjen e 3 kandidatëve të cilet kanë aplikuar për 2 vende vakante ne SPAK, si vijon: Elvin Gokaj, 216 pikë;  Alfred Shehu, 211 pikë; Sonila Muhametaj (Domi) 208 pikë”, njofton KLP.

“KLP emëron në SPAK prokurorët Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu”, thuhet më tej në njoftim.

Edhe në rastin e Elvin Gokaj ka patur një procedurë të dyshimtë gare dhe seleksionimi.

“Prokurori Elvin Gokaj, i cili mori 216 pikë dhe u rradhit i pari, ishte vlerësuar “ngelës” nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit në kriterin e aftësive profesionale gjatë procesit të vetingut. KPK e pezulloi prokurorin Gokaj nga detyra për “njohuri dhe aftësi të cekëta dhe gjykim të dobët për kryerjen e procedurave”, “njohuri të cekëta dhe gjykim të dobët në analizimin e provave” dhe një sërë problemesh të tjera.

Bazuar në vendimin e KPK Gokajt iu desh një vit shtesë në Shkollën e Magjistraturës për të kapërcyer procesin e rivlerësimit.  Ankimi i tij ndaj vendimit të KPK-së, për këtë pikë, nuk u shqyrtua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për shkak se Gokaj e kishte kryer ritrajnimin kur çështja u diskutua në KPA.

Në vendimin e KPA, ku u rihetua edhe pasuria e Gokajt thuhet se ai ishte vlerësuar “mirë”, pas përfundimit të procesit 1 vjetor të ritrajnimit dhe kishte marrë mbi 70 për qind të pikëve. Duke qenë se KLP e zhvilloi intervistimin dhe vlerësimin me dyer të mbylluar, nuk është e qartë nëse ka pasur një qëndrim për këtë çështje në seancë”, raporton reporter.al në një shkrim të Vladimir Karajt.

Ndërkohë prokurorja e Tiranës Sonila Muhametaj (Domi) që mori 208 pikë, duket se nuk është parë me sy të mirë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas një përplasje me ish-kryeprokuroren e përkoheshme Arta Marku në vitin 2018, Këshilli dërgoi një raport vlerësimi profesional me probleme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

“Sipas raportit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Muhametaj kishte shkelur afatet proceduriale në një çështje dhe në një rast tjetër nuk kishte njoftuar të pandehurin për akuzën. Por të dy pretendimet e Këshillit u rrëzuan si të pavërteta nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sipas vendimit që ka marrë formë të prerë Muhametaj kishte respektuar afatin 30 ditorë për vendimin e mosfillimit dhe se përndryshe nga sa pretendonte Këshilli në vlerësimin e tij kishte një procesverbal të njoftimit të akuzës firmosur nga i pandehuri.

Relatorja e çështjes Etleda Çiftja theksoi gjatë seancës dëgjimore se përfundimet Komisioni i kishte arritur duke pasur në dorë të njëjtat dokumente si KLP, duke lënë të kuptohet se diçka nuk kishte funksionuar në vlerësimin e dosjeve të bërë nga KLP”, raporton reporter.al.

Previous Post

Horoskopi, 14 Dhjetor 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Next Post

Berisha tregon çfarë pi, bën publike recetën por shumë vështirë të kopjohet

droni

droni

Next Post
Berisha tregon çfarë pi, bën publike recetën por shumë vështirë të kopjohet

Berisha tregon çfarë pi, bën publike recetën por shumë vështirë të kopjohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.