Kuvendi i PD ka arritur kuorumin e vendimarrjes. Të pranishëm në air Albania janë më shumë se 3800 delegatë të kuvendit.

Tashmë mund të futet në diskutimin e statutit, fraksioneve dhe votimin për shkarkimin e Bashës.
Kuvendi i thirrur nga lideri historik i PD pritet të fillojnë në orën 10:00.
Organizatorët kanë bërë një kartë dhe një bar code me të cilin bëhet verifikimi në hyrje.
Në fazën e parë të këtij Kuvendi do të bëhet konfirmimi i firmave të delegatëve që duan të thirret Kuvendi.
Më pas do të verifikohet numri prag për votimin e vendimeve , rreth 3800 firmave.
Do të hidhen për votim dhe ndryshimet statutore si dhe mocioni i shkarkimit të Bashës nga kryetar. a.b











