Policia ka shpallur në kërkim dy persona në lidhje me vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Laç. Ata janë S.L dhe djali i tij.
Roli u vra sot në mëngjes në Sanxhak të Laçit. Besohet se u qëllua nga dy persona. Burime nga grupi i hetimit thanë se 7 plumba kanë qëlluar trupin e biznesmenit duke e lënë pa jetë në çast. a.b











