Foto ilustruese
Një person u gjet pa jetë sot në Berat. Ajo u nxorr në breg nga ujërat e Osumit.
“Rreth orës 09:00, në lumin Osum është gjetur e mbytur një shtetase e paidentifikuar, rreth 70 vjeçe.
Shërbimet e policisë së bashku me shërbimet e zjarrëfikses kanë nxjerr trupin e pa jetë nga lumi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, deklaroi policia e Beratit. a.b











