Një person i dha fund jetës sot në Shkodër duke u vethedhur nga lartësia.
“Rreth orës 04:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi Rr. C., 76 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i cili ka patur dëmtime në kokë”, njoftoi policia e Shkodrës.
Ky shtetas dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës tij dhe për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b











