Një grua 60 vjeçe u gjet pa jetë në shtëpinë e saj në Vlorë. Pilicia nuk ka konstatuar shenja dhune, ndërsa gruaja jetonte e vetmuar.
“Në lagjen ” Pavarsia”, Vlorë, është gjetur nga komshinjtë, në banesën e saj, pa shenja jete shtetësja M.D., rreth 60 vjeçe, e cila jetonte e vetme. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale, njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.












