Kryetari i PD-së së Lezhës, Zef Gjoka është dorëhequr nga detyra.
Gjoka, ish deputet i PD dhe drejtues me përvojë i saj ka zgjedhur të mos drejtojë më PD-në në Lezhë.
Një ditë më parë, ishte kreu i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj që u largua nga drejtimi i saj për shkak të parashikimeve që bën statuti në lidhje me drejtuesit e degëve lokale kur marrin mandatin e deputetit. Në këtë rast, ata duhet të largohen nga drejtimi i partisë.











