U nda sot nga jeta një nga ikonat e ekranit dhe Teatrit shqiptar, Edi Luarasi.
Luarasi ishte në moshën 81-vjeçare.
Ajo ka debutuar në skenë që në moshë të re, ku ka interpretuar në shumë role, si në teatër dhe në kinematografi.
Ndër kulmet e saj si aktore, përmendim rolin e Leas tek drama “Njolla të murme” (1969) të Minush Jeros, me regji të Mihallaq Luarasit.












