• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Përgjegjësia e pashmangshme e kryetarit të Partisë Demokratike është të vendos interesat e partisë demokratike të parat

droni by droni
2 December, 2021
in Kryesore, Politika
0
Basha: Përgjegjësia e pashmangshme e kryetarit të Partisë Demokratike është të vendos interesat e partisë demokratike të parat
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sot në emisionin Real Story të Sokol Ballës se përgjegjësia e pashmangshme e kryetarit të Partisë Demokratike, është të vendos interesat e partisë demokratike të parat, para interesave të veta personale, para interesave të çdokujt, edhe para interesave të Sali Berishës

Pjesë nga debati:
Lulzim Basha: Në radhë të parë si ndihem unë sot, të marrim pjesën e parë të pyetjes, ndihem më shumë përgjegjës për fatet e Partisë Demokratike, për fatet e demokratëve, për fatet e demokracisë shqiptare dhe natyrisht pazgjithshmërisht për fatet e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndërsa ajo që e quani përballje me Sali Berishën, në fakt është diçka e pashmangshme dhe e paevitueshme. Nëse do të kishte ndodhur siç po ndodh me mua, sepse jam unë vendimmarrësi për pezullimin nga grupi parlamentar pas shpalljes non grata nga qeveria amerikane apo do të ishte një tjetër forum vendimmarrës i Partisë Demokratike, ajo që di me siguri muaj pasi ky vendim është marrë, është që kjo përballje ishte e pashmangshme. E rëndësishme është që gjithsecili nga kjo përballje të ketë të qartë motivet e palëve. Motivet e mia janë përtej çdo diskutimi. Është interesi i Partisë Demokratike, janë interesat e demokratëve, është sakrifica e tyre, përballë interesave personale dhe vetjake të Sali Berishës.

Sokol Balla: Në 9 shtator, në atë fjalë tuajën, me thënë të vërtetën ishte pake papritur, realisht të gjithë deri diku e dinim, ju thatë që ishte një vendim i detyruar. Sot që po i afrohemi kësaj vendimtare për fatet e PD-së, mendoni që ishte një vendim i drejt?

Lulzim Basha: Nuk e di nëse kam përdorur shprehje vendim i detyruar, por ishte një detyrim, ishte i pashmangshëm, për dy arsye: Një arsye etike dhe një arsye thellësisht politike, ekzistenciale do të thoja. Arsyeja etike, e cila ndoshta duhej të dominonte,  por e dimë që në realitetin tonë shpesh herë është sekondare dhe shpesh herë zhduket nga horizonti i debatit publik, është standardi i vendosur nga Partia Demokratike. Standard i vendosur nga unë si kryetar i Partisë Demokratike. Standard i ndjekur dhe i përforcuar nga vet Sali Berisha me rastin e dekriminalizimit, me propozimin tonë në Vettingun e politikanëve, ku në rastet e politikanëve të tjerë të shpallur non grata, të cilët i përkasin kundërshtarit tonë, kemi argumentuar me forcë se kjo përbën bazë të mjaftueshme për t’i ndaluar atyre mbajtjen ose kërkimin e një ofiqi, e një përfaqësimi publik qoftë ky i zgjedhur apo i emëruar. Dhe ju kujtoj këtu rastet e Tom Doshit dhe Vangjush Dakos, ku vet zoti Berisha është shprehur fare qartë. Por, përtej këtij standardi të vendosur, ka një tjetër motiv që ka të bëjë me përgjegjësinë e kryetarit të Partisë Demokratike, që është një institucion ku demokratët investohen tashmë prej tre zgjedhjesh me parimin një anëtarë një votë. Dhe përgjegjësia e pashmangshme e kryetarit të Partisë Demokratike, është të vendos interesat e partisë demokratike të parat. Para interesave të veta personale, para interesave të çdokujt, edhe para interesave të Sali Berishës që është padiskutim figurë dominuese e Partisë Demokratike në 30 vite.

Basha: Orientimi pro-perëndimor, mishëruar në statut

Lulzim Basha: Ka disa çështje të tjera në Partinë Demokratike të cilat nuk janë çështje të mendimit ndryshe por janë, por janë çështje të identitetit të Partisë Demokratike. Dhe e këto jo sepse kështu më pëlqen mua apo se kështu më është tekur mua papritur në një moment apo sepse kështu  dua ta përdor unë apo kushdo tjetër sepse na konvenon një situatë të tillë. Janë të mishëruar në atë që  është  Kushtetuta e Partisë Demokratike që është  Statuti i Partisë Demokratike i miratuar nga forumi më i lartë vendimmarrës që është Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Një nga këto përcaktimet të Partisë Demokratike  në to futet edhe anti-komunizmi është orientimi properëndimor, pro-euroatlantik në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Siç është padiskutim edhe çështja kombëtare. Dhe këtu nuk mund të kemi ndryshime mendimi sepse këtu bëhet fjalë për identitetin e forcës tonë politike.
Ka një arsye për këtë, të cilën mund ta shtjellojmë në teori, mund ta themi në praktikë siç e thonë demokratët, në veçanti themeluesit dhe demokratët e vjetër, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë dhe në dijeninë time të fundit në Europë, u rreshtuan në krahun tonë për të përmbysur komunizmin shqiptar, sepse komunizmi shqiptar në ’91-in nuk u përmbys nga vala e parë popullore. Mund të rendisim këtu pra edhe skepticizmin e shumë faktorëve të tjerë, pa hyrë në gjeo-strategji, që mendonin që Shqipëria do të mbetej si Kuba, një kopsht zoologjik i komunizmit në Europë. Mund të kujtojmë këtu ndërhyrjen jetike, në kuptimin më të plotë të fjalës, që shpëtoi qindra mijëra jetë shqiptarësh të Kosovës, ndali dhe kthehu mbrapsht spastrimin etnik dhe genocidin e shqiptarëve të Kosovës. Mund të kujtojmë diçka, e cila duket abstrakte për njerëzit, që është futja e Shqipërisë në NATO, por jo për mua dhe as për ne që jemi në këtë tavolinë dhe që e dimë që pa Shqipërinë në NATO, pa garancinë e nenit 5, që një sulm kundër nesh është një sulm kundra Amerikës, ne e dimë fare mirë që kufijtë tanë kanë qenë porozë edhe me krizat më të vogla dhe na janë futur sa nga veriu, sa nga jugu, sa nga lindja, sa herë kanë dashur, edhe forca të cilat nuk mund të llogariteshin se duhet të kishin një superiorit ushtarak të Shqipërisë.

Previous Post

Horoskopi, 3 Dhjetor 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Next Post

Publikohet dokumenti për ‘Bashën i pandehur’ për ‘Toyota Yaris’, Basha jep shpjegim në lidhje me dëshminë për prokurorinë belge

droni

droni

Next Post
Publikohet dokumenti për ‘Bashën i pandehur’ për ‘Toyota Yaris’, Basha jep shpjegim në lidhje me dëshminë për prokurorinë belge

Publikohet dokumenti për ‘Bashën i pandehur’ për ‘Toyota Yaris’, Basha jep shpjegim në lidhje me dëshminë për prokurorinë belge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.