Një person humbi jetën në mënyrë enigmatike brenda shtëpisë në Vlorë. Policia thotë se ai u rrëzua në ambientet e shtëpisë nga ku ka humbur jetën.
“Rreth orës 17:00, shtetasi Th. P., 61 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. m.k











