Anëtarë të kryesisë nga dega e Partisë Demokratike numër 11 në Tiranë, kanë bërë të ditur emrat e delegatëve të Kuvendit Kombëtar që kanë votuar pro thirrjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së në datën 11 Dhjetor.
Përfaqësuesit e degës kanë lexuar emrat e të gjithë mbështetësve të Kuvendit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në degën 11 ka 117 delegatë me të drejtë vote/ 88 kanë firmosur pro thirrjes së Kuvendit në datën 11 Dhjetor. 5 janë emigrantë dhe nuk janë shprehur ndërkohë në lidhje me mbështetjen e tyre. a.b












