Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega. Ai konsiderohet si një prej lëvruesve më të mirë të gjinisë së peizazhit.
Sotiraq Xega ka zhvilluar afro 35 ekspozita vetjake, pjesa më e madhe e punimeve të tij janë në gjininë e peizazhit.
Drenovari Sotiraq Xega kohët e fundit ekspozitat e tij i ka çelur në natyrë.
Ekspozita e fundit e Xeges ka qenë ajo e manave të Drenovës, ekspozitë të cilën e paraqiti për miqtë kryesisht, në një prej rrugicave të fshatit të njohur turistik.











