Presidenti Ilir Meta dhe Kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca ndanë të njëjtin vlerësim për domosdoshmërinë e vijimit të Procesit të Berlinit, si nismë gjithëpërfshirëse, efikase dhe që ka dhënë rezultate konkrete, përkundrejt “Ballkanit të Hapur”, që rezulton një projekt përçarës dhe përjashtues.
Presidenti Ilir Meta u takua sot në Prishtinë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ndër të tjeta Meta theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që urojmë të ndodhë sa më parë. a.b











