Është publikuar me video momenti i vrasjes së 32-vjeçari Erigers Mihasi dhe shokut të tij Armando Dumani, 26 vjeç me 13 nëntor të këtij viti në Astir.
Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala ka nxjerrë pamjet ku duket automjeti tip “Audi” i bardhë me të cilin lëvizte Mihasi dhe Dumani. Nga pas fillimisht dhe anash në vijim afrohet makina toyota e zezë e autorëve. Nga sedilja e pasme qëllohet në një distancë të afërt në pjesën anësore të makinës së viktimave.
Audi i bardhë, ku udhëtonin Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, ka ulur shpejtësinë teksa i afrohej zonës së njohur si ‘Dy rrathët’, ndërsa ora shënonte 19:26 minuta.
Pas krimit shihet një autobus që ndalon dhe qytetarët të alarmuar që zbresin.











