Besohet se 6 persona janë arrestuar në Tiranë ndërsa janë bllokuar 5 magazina industriale që shërbenin për depozitimin e veshjeve të firmave të njohura të cilat kanë shmangir tatimin.
Janë sekuestruar rreth 1.2 miliard lekë veshje kontrabandë, raporton fax tv.
Magazinat jane duke u kontrolluar dhe hetimet jane ende në vijim, ndërsa po kryhen dhe kontrolle për drogë dhe armë. Ajo që dihet edhe është e konfirmuar nga burime brenda Prokurorisë janë 6 masa arresti që janë ekzekutuara, nuk dihet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në skemë abuzimesh. 6 të ndaluarit janë në ambientet e komisariatit.
Bëhet fjalë për blerje online me anë të call centerave. a.b












