Ish deputeti Fatbardh Kadilli thotë se skandali me pastrimin e parave po heshtet edhe nga PD kur bëhet fjalë edhe për zv/kryeministrin që do ndihmonte për pastrimin e parave.
“Pse hesht PD? Partia Demokratike e ka mbyllur gojën për zëvëndës kryeministrin e kapur në përgjimet e prokurorisë italiane se do ndihmonte për pastrim parash. Një heshtje skandaloze për një parti që reagon edhe për rojet e bashkive. Ku përfundoi lufta kundër “armikut numër një të shqiptarëve”? A është blerë heshtja e PD-së?”, konstaton Kadilli. m.k











