Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave që bëri ndaj tij ish kryeministri Berisha gjatë foltores së Librazhdit.
”I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale!”, postoi në twitter Basha. m.k












