Një zjarr përfshiu sot një pavion të spitalit të Vlorës ndërkohë që pacientët janë evakuar.
“Rreth orës 13:20, ka rënë zjarr në Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, njofton policia.
Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. a.b











