Ndahet nga jeta shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Fadil Kraja.
Teatri Migjeni i Shkodrës njoftoi sot se vdiq në moshën 91-vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, “Kalorësi i urdhërit së Skenderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “ Krenaria e Qytetit”, Fadil Kraja.
Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër, me datë 19 , nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni” Teatri “Migjeni” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë komunitetit të artistëve! a.b












