Vajza e të burgosurit politik , ish historianit Agim Musta, mjekja Elizabeta Musta bën apel për kujtesë historike në ditën e 17 Nëntorit, atë që quhet çlirimi i kryeqytetit nga nazistët por që u shoqëruan me terror e masakra nga komunistët mbi elitat.
“77 vjet më parë kryeqyteti i dorëzohej pushtimit komunist… In memoriam…”, thekson ajo.
“Përse diktatorët nuk i durojnë mendjet e ndritura?
Shumë e thjeshtë: Pikërisht sepse janë diktatorë. Diktatura është një pushtet që kërkon të imponojë atë që ajo vetë beson. Per mua diktator është ai që kerkon t’i imponojë popullit të “mirën e popullit”, ndërkohë që populli nuk e mirëkupton atë të “mirë”; dhe tjetri i ben keq pa ia marrë parasysh reagimet. Në demokraci udheheqesit duhet te jenë krah per krah me qytetarët. Një popull ka të drejtë te vendosë për fatin e tij, ashtu sic ka të drejtë të zgjedhë edhe shpëtimtarin e vet.”
JOSE SARAMAGO











