SPAK ka kërkuar zgjatjen e mandatit të prokurorëve përmes një shkrese e cila është e nënshkruar nga të gjithë prokurorët.
SPAK i është drejtuar Kuvendit, Komisionit të Ligjeve, KLP-së, EURALIUS, OPDAT dhe në të kërkohet që ata të kenë një mandat të pakufizuar.
Prokurorët kërkojnë ndryshimin e ligjit 95/2016 që parashikon se mandati i tyre është 9-vjeçar dhe pa të drejtë rizgjedhjeje ndërsa theksojnë se domosdoshmëria për të të luftuar krimin dhe korrupsionin nuk mund të kufizohet në kohë.
Si shembull ata marrin gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe Apelit në GJKKO, të cilët nuk kanë një kufizim të mandatit të tyre që i heq të drejtën e rizgjedhjes.
Letra e plotë:












