Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik zgjodhi sot drejtorin e ri të përgjithshëm të RTSH-së.
Enkelejdi Joti siguroi shumicën e cilësuar të votave që në raundin e parë.
Vendimi i Këshillit Drejtues erdhi pasi më herët u dëgjuan në séancë 4 aplikantët, Enkelejdi Joti, Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi.
Enkelejd Joti për disa vite ka drejtuar televizionin Top Channel ndërsa kohët e fundit ka qënë drejtor i QSUT-së.
Bashkimi i dy përvojave besohet se i përshtatet më së miri edhe nevojës për reformim të televizionit publik. a.b











