Pronari i lokalit në Shosh, ku shpërtheu eksplozivi sot është Gjin Guri një personazh i njohur për Policinë e Shkodrës.
Ai është arrestuar në vitin 2015 pasi Guri ka qëlluar në drejtim të efektivëve me armë, duke bërë rezistencë.
Si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur paraditen e sotme, me lëndë plasesë artizanale, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
Detajet e policisë:
Në sallën operative të DVP Shkodër është marë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në lokalin e shtetasit Gjin Guri, ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale)
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë nisur për në vendngjarje.












