Sekretari i degës së PD në Elbasan, Blendi Himçi tha sot se nuk ka pasur presione ndaj anëtarëve të Kuvendit në lidhje me firmat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor.
Në një konferencë për media nga selia blu, Bardhi u shpreh se Suel Çela, subjekt i OFL, është angazhuar në mbledhjen e firmave për Kuvendin e PD.
”Kurrsesi nuk ka pasur ndikim asnjë nga lkëta persona që ju përmendët. Kanë qenë gjithësej delegatë 272 nga 409 delegatë që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Faktikisht unë do ta shprehja këtë një tymnajë që zoti Bardhi ka hedhur për procesin e mbledhjes së firmave, për plotësimin e formularit dhe për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD”, tha Himçi. m.k











