Deputetja e PD, Albana Vokshi ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike të zhvilluar në selinë blu duke lënë të kuptohet se sërish mbledhja e grupit është shoqëruar me debate mes disa deputetëve dhe kryetarit të OD, Lulzim Basha.
“Kryetari nuk na dha mundësi të debatonim, mbylli mbledhjen. Distancohem nga deklaratat e Bashës një ditë më parë, nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike”, është shprehur deputetja Vokshi. a.b











