Rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë.
Ai ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.m.k












