145 kg kanabis dhe armë u sekuestruan gjatë një operacioni në fshatin Nojë në Krujë gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia e Durrësit, Krujës dhe në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-së.
Po ashtu u arrestua kryeplaku i fshatit dhe një tjetër person u shpall në kërkim.
Kryeplaku me inicialet H. M. 66 vjeç, që në fakt duhet ta denonconte fenomenin u arrestua pasi e kishte kultivuar vetë. Tashmë do të përballet me akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e B. S.(X)., 34 vjeç, banues në fshatin Nojë për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Droga u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre. Kanabisi ishte bërë gati për shitje, ndërsa përpos tij u gjet dhe municion luftarak. a.b












