Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar emërimi i zëvendësministrit të Turizmit dhe Mjedisit.
Në vendimet e publikuara në faqen zyrtare të Kryeministrisë thuhet se Almira Xhembulla emërohet zëvendësministër e këtij dikasteri.
Almira Xhembulla ka qenë një nga 140 deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017. a.b












