Tre javë pas rrëzimit të avionit në Kelmend është zbuluar se shkak i rrëzimit të avionit që u braktis nga dy udhëtarët në Vermosh është bërë sasia e madhe e drogës që po transportonte.
Ndërsa gjurmët e gishtave në avion kanë identifikuar dy shqiptarë që për momentin janë nën vëzhgim nga policia, por emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë.
Gjithashtu po punonet për të identifikuar personat që ndihmuan dy shqiptarët të largoheshin pas rrëzimit të avionit. Siç u raportua edhe më herët ishte një person me fuoristradë të bardhë që mori dy udhëtarët e aksidentuar e u largua bashkë me ta e drogën në drejtim të Malit të Zi.
Avioni u rrëzua mëngjesin e 4 tetorit shumë pak metra larg kufirit që ndan Shqipërinë me Malin e Zi. a.b












