Ish kreu i bashkisë së Ballshit, Agron Kapllanaj është komanduar kryetar i Partisë Demokratike në Fier. Kapllanaj do ta mbajë këtë post deri në zgjedhjet brenda degës.
Kapllanaj është një person i qëndrueshëm në Partinë Demokratike. Ai kandidoi i 7 në listën e deputetëve të Fierit dhe arriti të siguronte numrin më të madh të votave, por nuk arriti të marr mandatin për shkak të herësit.
Dega e PD-së në Fier nuk kishte kryetar që prej dorëheqjes së Luan Bacit pasi do të ishte deputet i PD-së në parlament. a.b












