• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhen debatet në grupin Parlamentar të PD-së, Basha sulmon për herë të parë Berishën. Zyra e shtypit censuron debatet dhe favorizon media të veçanta

droni by droni
18 October, 2021
in Kryesore, Politika
0
FOTOGALERI/ Sot hapet zyrtarisht fushata nga PD e PS, ja si janë përgaditjet nga dy partitë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e shtypit e PD ka zbardhur për gazetën Panorama fjalën e mbajtur nga kreu i PD, Lulzim Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat.

Ndër të tjera Basha tha se ish-kryeministri Berisha kërkon ta lidhë vendimin e DASH për shpalljen e tij “non grata” me fatin e Partisë Demokratike.

“Kam shprehur disa herë dhe shpreh përsëri keqardhjen time për shpalljen non grata të Sali Berishës. Kam mbështetur e mbështes përpjekjet e tij për trasparencë e drejtësi. Për fat te keq ai po kërkon ta lidhë shpalljen e tij non grata me fatin e Partisë Demokratike. Në një anë ai po thotë nuk do të votojmë vendimin e qeverise amerikane për shpalljen e tij non grata. Nga ana tjetër po  kërkon të votojë vendimin e Lulzim Bashës  që është marrë në respekt të vendimit të SHBA. A nuk nuk është e njëjta gjë në aspektin e pasojave politike për PD? Përtej tymnajave, plani i tij, nëse do të flitej për një plan, është shndërrimi i Partisë Demokratike në një bunker antiamerikan për interesin e tij.  Kjo është pa asnjë përpektivë qoftë për PD, qoftë për vetë Berishën. Dhe askush me një fije përgjegjësie ndaj sakrificës së demokratëve, duke nisur nga unë i pari nuk mund dhe nuk do ta pranojmë këtë” ka thënë Basha cituar nga Panorama.

Por syri.net ka publikuar ndryshe këtë pjesë duke përfshirë edhe debatin me deputetët.
“Lulzim Basha: Nuk i jam përgjigjur Berishës në ‘Foltore’, sepse nuk dua të hedh poshtë mundin e demokratëve. Po vetëpërmbahem për të treguar maturi, sepse po qe për t’ju kundërpërgjigjur, unë rrjedh nga një familje si nga Bashët dhe Hotët, që shquhemi edhe për gjëra të tjera. Plani i Berishës është që të marrë PD-në dhe ta bunkerizojë për interesa personale, për shkak të vendimit të SHBA-ve. Unë jam i vendosur më shumë se kurrë për mos ta lejuar këtë gjë”, citon syri.net Bashën.

Pjesa më poshtë është zbardhur njësoj:

Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të partisë demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur  të jem unë i godituri i këtyre vendimeve. Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i  Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA. Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve për rrotacionin e pushtetit dhe normalizmin e demokracisë në vend.   Orjentimi perendimor, proamerikan, euroatlantik e proeuropian janë për Partinë Demokartike me shumë se përcaktime ne statutin dhe dokumentet e saj. Janë identiteti i saj, kanë lindur në një orë me të, janë e do të jenë ADN-ja e saj. Vota e anëtarësisë së Partisë Demokraitke me obligon mua, forumet, të zgjedhurit dhe gjithë anëtarët e PD-së të qëndrojmë në këtë orjentim, ta mbrojmë atë. Po lëshuam këtë busull nuk jemi më Partia Demokratike“, tha Basha.

Ndërkaq në mbledhjen e grupit parlamentar ka pasë debate në lidhje me mungesen e diskutimeve në grup për amandamentet e paraqitura dhe shmangien nga komisionet të deputetëve qe shkojnë në foltore që nuk janë pasqyruar në zbardhjen e zyrës së shtypit të PD për Panoramën.

Edmond Spaho: Të shohim propozimet për ndryshime kushtetuese, të diskutojmë në grup, në organizmat politike të PD dhe mbi këto të marrim vendime. Nuk mund të vendoset për ndryshime kushtetuese me afate deri të mërkurën. Kjo nuk është serioze dhe nuk garanton suksesin e PD.

Luan Baçi: Ne që kemi dal në foltore dhe kemi opinione të ndryshme, nuk po pozicionohemi në komisioni, bëhen diferencime. Përpara se të firmosim amendamentet, duhet të kemi informacione paraprake, duhet të shikojmë draftet.

Ndërkohë ka patur edhe një replikë të deputetes Albana Vokshi me Bashën dhe Açkën.

”Ndjej nga diskutimet një tentativë ndarje mes deputetëve “të rinj” e “të vjetër”. Nuk bie dakort me këtë. Nuk duhet të ekzistojë fryma e ndarjes. Jemi të gjithë bashkë, një ekip. kjo tentativë ndarje që po bëhet këtu nuk na përket.  

bëjmë retorikë këtu, në një farë mënyre, që të jemi bashkë. Bëjmë sikur nuk e dimë sa e vështirë është situata në terren. Ka ardhur nga lart por reflektohet poshtë më shumë se lart. 

Grupi Parlamentar, Kryesia e Grupit Parlamentar, nuk duhet të kthehen në gjyqe politike. Gjithsecili duhet të ketë lirinë e fjalës. Ne jemi Parti Demokratike, me shprehje mendimi të lirë. Nuk duhet të kemi frikë. ky është forumi që ne duhet të flasim. Dhe më mirë të flasim këtu Brenda, t’I themi gjërat në sy, se sa të dalim e të flasim prapa krahëve apo nëpër tavolina, nën tavolina e të bëjmë intriga. 

Sot është ditë e mirë sepse po i themi disa të vërteta në sy, flasim hapur dhe flasim këtu. Pa frikën që mund të përjashtohemi për një fjalë goje apo mund të bllokohemi apo shantazhohemi. Jo! Unë jam kundër!

Nuk bie dakort me motivacionin e shkarkimit (të Nokës), sepse unë gjykoj që duhet të jemi të lirë për të shprehur mendimin tonë. 

Pjesa e “Foltores”, mendoj që gjithësecili prej nesh është I lirë të zgjedhë të shkojë ‘Foltore’ apo jo? Z. Berisha është thënë që është përjashtuar përkohësisht nga Grupi Parlamentar, por ai është lideri historik, është anëtar i Këshillit Kombëtar pra çfarë të keqe ka që të ndjekim ‘Foltoret’? Pse duhet të gjykohemi apo të bëhemi armiq pse dikush shkon e dikush nuk shkon? Është zgjedhje! Jemi Parti Demokratike!.

Dhe e fundit: pyetja që shtroi Flutura a ka nevojë Partia Demokratike për Berishizmin apo jo? Është një pyetje që nuk duhet të shtrohet këtu, sepse nuk vendosim ne këtu për këtë. Flutura tha që do të vendosim ne nëse i duhet Partisë Demokratike berishizmi. Jo! Vendos baza e Partisë Demokratike! Është një çështje që nuk duhet shtruar fare këtu, sepse ne duhet të flasim për ndryshimet Kushtetuese që janë të rëndësishme apo axhendën parlamentare. Pjesa tjetër i takon bazës”, ka thënë Vokshi.

 

Previous Post

Horoskopi, 19 Tetor 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Next Post

I dënuar por u emërua drejtor i burgut 313

droni

droni

Next Post
Burgjet shpjegojnë shkakun e rënies së zjarrit te “Jordan Misja”

I dënuar por u emërua drejtor i burgut 313

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.