Foto ilustruese
Një grua, Hava Osmanaj humbi jetën ndërsa i biri Klodian Osmanaj u plagos rëndë pasi u hodhën nga dritarja e apartamentit të tyre. Shtëpia e tyre kishte marrë flakë dhe duket se nuk kanë patur tjetër mundësi shpëtimi. Ngjarja ndodhi në zomën e Astirit në Tiranë.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia( dritarja) shtetasja H. O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K. O, 36 vjeç.
Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.











