Ndahet nga jeta gazetari Artjan Tepelena pas një lëngimi njëmujor nga COVID-19 në Sanatorium.
Lajmin e dhimbshëm e kanë njoftuar miqtë e tij në rrjetet sociale.
“Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi” mbyllet postimi.
Artjan Tepelena ka qenë gazetar, drejtor i lajmeve në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba, anëtar i Këshllit Drejtues të RTSH, pedagog i gazetarisë dhe vitet e fundit ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin. a.b












