Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendoi të mos sekuestrojë pasurinë e ish kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja pas kërkesës së SPAK.
Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani ka rikthyer edhe njëherë çështjen në SPAK për përfundim të plotë të hetimeve për këtë çështje.
SPAK ngriti ndaj Dedjas akuzën për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë pasi sipas hetimeve të kryera ish-gjyqtari ka pasuri të paluajtshme që nuk i justifikon me burimet e deklaruara të të ardhurave. Më herët SPAK kishte bllokuar një apartament në Malin e Robit, Golem. A.b











