Kreu i PD, Lulzim Basha takon ambasadorin holandez. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri, deklaroi Basha pas takimit.
“Mirëprita ambasadorin hollandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.
Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve”, shkruan Basha në twitter. a.b












