Ish kryetari i Kuvendit, Namik Dokle është infektuar me covid prej një jave bashkë me të shoqen.
Ai shkruan se është në ditën e shtatë të infektimit, ndërkohë që shton se “Nuk del dot aq lehtë nga shpella ime”.
Dokle e ka dhënë vet lajmin ndërsa tregon se po shkruante ndërkojë një roman për covid.
“HAKMARRJA E COVIDIT…
Përgjatë gjithë këtij viti po shkruaja një roman të ri, me sfond këtë sëmundjen e verbër që dërgoi në atë botë milliona njerëz.
Titulli: PENDIMI-A (COVID 1984)
Por… Çikllopi i verbër më stopoi, kur po bëja redaktimin e tretë a të katërt të romanit: Nuk del dot aq lehtë nga shpella ime!
Dhe kemi shtatë ditë që “luftojmë”, bashkë me gruan, kundër përbindëshit të kohës sonë.
Do ta mundim?! Me siguri, falë edhe kujdesit të familjes dhe miqve të mi më të dashur!”, shkruan Namik Dokle.












