Është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, raportuan këtë mesditë disa media që mbahen nga zyra e marrëdhënieve me publikun e Kryeministrit Rama.
Veliu u emërua në këtë post në shkurt të vitit 2018 kur ministër i Brendshëm ishte Fatmir Xhafaj.
Është ende i paqartë shkaku i shkarkimit të tij. Ministri Çuçi nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë në Kuvend kur është pyetur nga deputeti Luan Baçi.
Ditën e djeshme në Veri të Shqipërisë u rrëzua një avion i dyshuar se transportonte drogë, ndërsa dy pilotët arritën të largoheshin pa gjurmë me një fuoristradë. a.b












