Ndërron jetë në moshën 59-vjeçare gazetari dhe komentatori sportiv Kostandin Grillo.
Prej disa javësh, Grillo ishte dërguar në Turqi për trajtim më të specializuar, por nuk arriti dot të fitojë betejën me koronavirusin.
Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e kanë dhënë miqtë e tij përmes rrjeteve sociale. Ervin Petraq Baku shkruan “Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndrittë shpriti Kosta Grillo”.
Ish-futbollisti dhe trajneri i disa klubeve sportive në Shqipëri, Përparim Daiu ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të Grillos.
“Lamtumire i miri Kosta Grillo ….lamtumire mbreti…lamtumire miku i futbollistave trajnereve ish futbollistave dhe i gazetareve. Pushofte ne paqe shpirti juaj” – shkruan Daiu.












