Një 28 vjeçar nga Shijaku u arrestua sot nga policia pasi ka përdhunuar një 16 vjeçare.
”Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, shtetasin F. H., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe detyruar një shtetase të mitur 16 vjeçe, që të kryejë marrëdhënie seksuale, kundër dëshirës së saj”, deklaroi policia. a.b












