Aktivistja Evi Kokalari mbrëmjen e sotme ka publikuat në Syri Tv nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve dokumentin ku shihet se Partia Demokratike ka paguar 675 mijë dollar te një kompani ruse për të lobuar për një periudhë 6 mujore.
Ajo u shpreh se kjo ishte vetëm një pjesë e pagesës, teksa shtoi se do të kërkojë në Kongres dosjen e plotë të Bashës.
Pd deklaroi një ditë më parë se do të bënte një padi ndaj saj për shpifje.
Prokuroria shqiptare ka bërë një hetim kohë më parë dhe çështja është mbyllur duke mos gjetur shkelje ligjore. m.k











